Çifti i famshëm feston Shën Valentinin para kohe, zbulohet arsyeja (FOTO)

Teksa kanë ngelur edhe pak ditë nga dita e të dashuruarve, duket se këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez dhe partneri i saj, Alex Rodriguez, e kanë festuar më herët Shën Valentinin.

Çifti i njohur është fotografuar të mërkurën teksa largoheshin nga një hotel. “Daily Mail” shkruan se 51-vjeçarja dhe 45-vjeçari kanë qenë duke festuar ditën e të dashuruave.

Arsyeja? Këngëtarja dhe aktorja e famshme më pas do të jetë e zënë në një projekt të ri filmi, në Republikën Dominikane.

Siç shihet edhe nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, JLo dukej shumë elegante me një fustan të bardhë me mëngë të tejdukshme. Gjithashtu ajo mbante veshur edhe një palë këpucë me taka shumë të larta, po të bardha.

Flokët kishte vendosur që t’i mbante të lidhura thjeshtë, si dhe nuk kishte harruar që të vendoste maskën mbrojtëse.

Nga ana tjetër, Rodriguez u shfaq me një bluzë gri dhe një maskë të zezë i cili mbuloi gojën dhe hundën, duke u mbrojtur nga Covid-19. Partneri i Lopez gjithashtu kishte veshur xhinse dhe atlete ngjyrë blu të markës “Nike”.