Ç’i ka ndodhur Xhesika Ndojës? Arsyet personale që e detyruan të zhduket nga rrjetet sociale

Xhesika Ndoja u rikthye në muzikë me klipin e fundit “Akoma e dua”, një dedikim i fortë dashurie. Por vetëm pak javë nga publikimi i klipit, ndërkohë që ndjekësit prisnin të ishte më aktive në rrjetet sociale, në fakt ka ndodhur e kundërta. Ajo ka postuar një status të fundit në Facebook ku thotë: “Për arsye personale Instagramin tim që e kisha me 174 mijë ndjekës e kam mbyllur. Për pak do e mbyll edhe facebook-un. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve për kohën që do ju mungoj! Me shumë respekt për ju Xhesika Ndoja!” Nuk dihen arsyet e sakta se çfarë e ka detyruar Xhesikën që të largohet nga virtualiteti kështu papritur. /Story.al/