Chris Brown, i revoltuar me Kanye West pas lancimit të albumit të tij

Ditën e djeshme u publikua albumi i ri “Donda”, i reperit Kanye West.

Edhe pse shumë fansa dhe kolegë shprehën urimet e tyre për albumin, reperi Chris Brown ka reaguar ashpër ndaj publikimit të tij.

Sipas mediave,mendohej se Brown do të paraqitej në një pjesë të këngës “New Again”, e cila u rendit si pjesa e 18-të e albumit të këngëve, por pjesa e tij ishte hequr.

Përmes rrjetit social , Instagram ai ka ofenduar Kanye-n duke e quajtur mashtrues. Ndërkohë, West ka akuzuar së fundmi kompaninë muzikore “Universal Group” se ka lancuar “Donda” pa miratimin e tij.