Charles III pret vizitën e parë shtetërore si mbret

Mbreti Charles mirëpriti presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, pritja e parë shtetërore që kur u bë monark britanik. 74-vjeçari zhvilloi ceremoninë tradicionale ndërsa Britania kërkonte të forconte marrëdhëniet e saj me partnerin e saj më të madh tregtar në Afrikë.

Britania shpreson se vizita, e cila ishte planifikuar para vdekjes së mbretëreshës Elizabeth në Shtator, do të forcojë lidhjet tregtare dhe investuese midis dy kombeve dhe do të tregojë rëndësinë e lidhjeve me Komonuelthin, organizatën ndërkombëtare që Charles tani drejton.

Në Buckingham Palace Presidentit iu shfaq një ekspozitë me vepra arti të Koleksionit Mbretëror në lidhje me Afrikën e Jugut, si dhe fotografi të vizitave mbretërore në vend, duke përfshirë takimin e mbretëreshës Elizabeth të ndjerë me Nelson Mandelën.

Dy krerëve të shteteve iu bashkuan gjithashtu princi dhe princesha e re e Uellsit, William dhe Kate si dhe personalitete të Afrikës së Jugut.

Ramaphosa më pas vizitoi Ëestminster Abbey për të vendosur një kurorë në Varrin e Luftëtarit të Panjohur dhe për të parë gurin përkujtimor për ish-presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela. Vizita e fundit shtetërore në Britani nga një udhëheqës i Afrikës së Jugut është bërë nga Presidenti Jacob Zuma në vitin 2010.

Klan News