Çfarë bën Lori Hoxha kur dëshiron të humbasë disa kilogramë në pak kohë?

Nëse ka diçka për të cilën Lori Hoxha pyetet më shpesh, ajo është pesha. Nuk është çudi, sepse e shohim gjithmonë në formë dhe të gjithë duan të dinë ndonjë sekret. Kështu, edhe në një bisedë të fundit në Instagram, ajo është pyetur nga një ndjekëse se si mund të humbasë 2-3 kg për dy javë para pushimeve.

Sigurisht që Lori ndau eksperiencën e saj dhe atë që bën ajo kur dëshiron të ndihet më e lehtë.

“Unë e bëj këtë vetëm në rastet kur kam nevojë të ndihem pak më e lehtë. I bazoj vaktet në proteina dhe ha jeshillëqe (sallatë ose perime). Me pak fjalë, vezë, pulë, biftek, peshk dhe një sallatë jeshile. Kufizoj marrjen e karbohidrateve dhe 0 sheqer,” –ka shkruar ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Lori ndan regjimin e saj me ndjekësit. Muaj më parë ajo tregoi se çfarë bën për të qëndruar në formë.