Can Yaman konfirmon lidhjen me prezantuesen italiane dhe gjërat qenkan serioze

Can Yaman nuk ka më arsye ta fshehë lidhjen e tij të dashurisë. Aktori që ka çmendur vajzat, pak kohë më parë u fotografua me prezantuesen tialiane Diletta Leotta. 31-vjeçari dhe 29-vjeçarja kaluan edhe një natë në hotel, detaj i cili u kap menjëherë nga postimet e tyre në rrjete sociale.

Can është përfolur shpeshherë për lidhje me vajzat e showbizit, është kapur mat me to dhe sërish i ka mohuar lajmet. Por këtë herë duket se tek Diletta ka gjetur dashurinë.

Aktori ka konfirmuar lidhjen e tyre duke postuar foton e parë me prezantuesen. “Çift i rrezikshëm”-shkruan Can Yaman krah fotos teksa ka ndaluar fansat të komentojnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Can Yaman (@canyaman)

Epo s’ka nevojë për koment, foto flet vetë. Can dhe Dileta: Çifti më i ri i showbizit.