Brunilda Lahe largohet nga televizioni, së shpejti mama

Brunilda Lahe finalizoi edhe një tjetër sezon në këtë emision, duke përmbyllur një cikël me shumë personazhe të thjeshtë, por siç shprehet dhe ajo u bënë të njohur falë stilit dhe talentit.

Gjithsesi, vitin tjetër atë nuk do e shohim në ekran, dhe arsyen e ka shpjeguar vetë Brunilda: takimi me beben që pas disa muajsh do të sjellë në jetë.

“Arsyen përse nuk do të jem në sezonin që pason në moderimin e “My Living” zgjodha ta ndaja së pari me shikuesin e programit që e dua shumë dhe i jam përkushtuar pa rezerva. Për 4 vjet me “My Living” kam takuar njerëz të mrekullueshëm, të cilët më kanë mësuar shumë. Kam takuar njerëz të thjeshtë, por që u bënë personazhe të njohur falë stilit apo talentit që kishin. Takimet me ta më kanë pasuruar. Këtë vit Living mbaroi dhe në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime. Unë do takoj dikë tjetër që do mësojë edhe më shumë. Do të takoj një krijesë të mrekullueshme e cila do më lumturojë në jetën time. Takimi me të është gjëja më e jashtëzakonshme që po më ndodh! Është bebja që pas disa muajsh do ta sjell në jetë. Ju uroj të gjithëve lumturi dhe pushime të gëzuara! Mirë u takofshim!”- ka treguar moderatorja e emocionuar.

View this post on Instagram

Arsyen perse nuk do te jem sezonin qe pason ne moderimin e @mylivingtringofficial zgjodha ta ndaja se pari me shikusin e programit qe e dua shume dhe i jam perkushtuar pa rezerva. Per 4 vjet me "My Living" kam takuar njerez te mrekullueshem, te cilet me kane mesuar shume. Kam takuar njerez te thjeshte por qe u bene personazhe te njohur fale stilit apo talentit qe kishin. Takimet me ta me kane pasuruar. Kete vit Living mbaroi dhe ne sezonin e ardhshem do te kete ndryshime. Une do takoj dike tjeter qe do me mesoje edhe me shume. Do te takoj nje krijese te mrekullueshme e cila do me lumturoje ne jeten time. Takimi me te eshte gjeja me e jashtezakonshme qe po me ndodh! Eshte bebja qe pas disa muajsh do ta sjell ne jete. Ju uroj te gjitheve lumturi dhe pushime te gezuara! Mire u takofshim!

A post shared by Brunilda Lahe (@brunildalahe) on