Blendi Fevziu viziton kufirin midis dy Koreve, shihni pamjet e veçanta

Në qoftë se ka një personazh që ka vizituar më shumë destinacione në botë ai është gazetari i njohur Blendi Fevziu. Udhëtimi i tij i radhës nuk ka qenë as në plazhet luksoze apo resortet me pesë yje, por në një nga pikat më të nxehta kufitare në botë. Bëhet fjalë për kufirin midis Koresë Veriut dhe Koresë së Jugut. Fevziu ka ndarë me ndjekësit e tij virtualë pamje nga pika kufitare, ku shihet qartë lumi që i ndan të dy vendet, por edhe pikat e vrojtimit të vendosura në kufi, shkruan Who. Kujtojmë se kjo është një pikë kufitare me rëndësi të madhe historike, pasi ndan dy Koretë të cilat deri në vitin 1945 përbënin një shtet të vetëm. Pas çlirimit nga pushtimi japonez pjesa veriore e Gadishullit Korean hyri në ndikimin sovjetik. Sot e kësaj dite vazhdon të jetë një vend diktatorial, ndërsa pjesa jugore e Koresë ishte nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.