Billie Eilish pozon për britaniken “Vogue”, këngëtarja ‘zbulon’ hiret

Këngëtarja e gjeneratës Z, Billie Eillish ka pranuar ofertën e britanikes “Vogue” për të realizuar një fotosesion të ri ku do ta shohim më të “zhveshur” dhe me hiret më të ekspozuara se kurrë.

Revista britanike ‘Vogue’ ka vendosur në kopertinën e saj këngëtaren plot stil Billie Eilish.

Billie shfaqet më femërore se kurrë e veshur me të brendshme me ngjyrë mishi dhe një xhaketë të gjatë e mbështetur te një mur me po të njëjtat nuanca.

Transformimi ka vazhduar dhe me ngjyrën e flokëve, ku Billie ka hequr ngjyrën jeshile dhe me shfaqet me flokët bionde, shkruan Daily Mail.

Fotosesioni tepër sensual dhe jashtë natyrës që këngëtarja ka shfaqur deri tani ka marrë vemendje të madhe.

19-vjeçarja pohoi se është e gatshme  të ekspozojë edhe më shumë trupin në vazhdim të cilin gjithmonë e ka mbuluar me rroba të gjera.

Ajo u shpreh se: “Ndihem disi më shumë si grua”.

(o.l./dosja.al)