Bilanc i frikshëm në Itali/ Për një ditë koronavirusi vret 41 persona të tjerë, mbi 3800 persona të infektuar

ITALI- Një bilanc tepër tragjik është shënuar ditën e sotme në Itali ku sipas mediave koronavirusi ka vrarë 41 persona brenda 24 orëve të fundit.

Ndërkohë  3858 persona rezultojnë se janë infektuar me virusin vdekjeprurës CoVid-19.  Numri total i viktimave të shkaktuar nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 148 nga 107 sa ishin të mërkurën.

Por nga ky virus vdekjeprurës ka edhe nga ata persona që kanë arritur të shërohen. Sipas raportimeve në mediat italiane janë 1790 pacientë që kanë marrë vetën pas infektimit me kroonavirus. Ndërkohë 56 pacientë të prekur janë në gjendje më të rënduar edhe pse mjekët po bëjnë të pamundurën për tu ardhur në ndihmë.

Koronavirusi është përhapur në të gjithë rajonet e Italisë. Këtu është numri i të infektuarve (gjithsej) në rajone individuale:

2,251 Lombardia

698 Emilia-Romagna

407 Veneto

108 Piemonte

124 Markat

45 Campania

28 Liguria

61 Toscana

44 Lazio

21 Friuli-Venezia Giulia

18 Siçili

14 Puglia

8 Abruzzo

7 Provinca Autonome e Trentos

7 Molise

9 Umbria

1 Provinca Autonome e Bolzano

2 Kalabria

2 Sardenja

1 Bazilika

2 Lugina e Aostës