Beyonce nuk njihet e veshur me tuta

Ajo performoi të dielën në një koncert privat gjatë ceremonisë së martesës së Isha Ambani, vajzës së biznesmenit më të pasur indian. Këngëtarja Beyonce dukej magjike gjatë shfaqjes, por të nesërmen me stilin e saj “casual” dukej shumë ndryshe. Prej kohësh ajo nuk ishte fotografuar në rrugë nga paparacët, diva e muzikës është parë vetëm në evente apo koncerte e kuruar. 37-vjeçarja u shfaq e veshur “casual” me tuta sportive gri, ndërsa syzet “oversize” të zeza i mbulonin pjesën më të madhe të fytyrës, shkruan Icon Style. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim me këpucët me taka, pamjen gjithë shkëlqim dhe makijazhin perfekt, Beyonce thuajse nuk njihet ndërsa kalonte në rrugë e shoqëruar nga truprojat e armatosur. Qëllimi i saj ishte të mos dallohej, ndërsa mbante sytë ulur, me kapuçin e vendosur në kokë dhe duart në xhepa. Bashkëshorti i saj Jay Z dhe tre fëmijët e çiftit duket se nuk ndodheshin në Indi për të shoqëruar këngëtaren./Burimi: Daily Mail