Bëri publike lidhjen me Enin, prishen marrëdhëniet mes Gretës dhe Gencit

Në dhjetor të vitit të kaluar, këngëtari Genc Prelvukaj pranoi publikisht gjatë një eventi se ishte në një marrëdhënie dashurie me këngëtaren Eni Koçin.

Edhe pse kishin kohë që ishin fotografuar së bashku, vetëm së fundmi ata nisën që të dilnin publikisht në shoqërinë e njëri-tjetrit, pa u ruajtur nga sytë e mediave.

Por mesa duket pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre, marrëdhëniet mes motrës së Enit, këngëtares së njohur, Greta dhe Gencit janë prishur.

Greta-Koci-2

E një gjë të tillë e ka pranuar vetë këngëtarja në “Instastory”, teksa i është përgjigjur një ndjekësi i cili e ka pyetur: “Si i ke marrëdhëniet me Gencin?”.

“Jemi në krizë momentalisht”, i është përgjigjur Greta, e cila nuk ka preferuar që të japë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje.

Greta-Koci-1