Beniada godet sërish! Ngatëron Ermal Mamaqin me Agron Llakaj, pastaj do shkriheni fare si i thërret Salsano Rrapit

Shtëpia e BBV vazhdon të presë miq. Mirëpo, për të pritur miqtë nga jashtë ata duhet të paguajnë para të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro.

Dy vizitorët e parë ishin opinionistët e formatit, Arbri dhe Balina. Mbrëmë shtëpia ka mirëpritur shokët e njëkohësisht edhe personazhe publike shumë të njohura për publikun.

Agrona Llakaj, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flori Gjini, Salsano Rrapi ishin disa nga të njohurit që darkuan mbrëmjen e sotme me 6 banorët Donaldin,

Ilirin, Beniadën, Monikën, Einxhel dhe Arjola duke krijuar biseda shumë argëtuese dhe të qeshura pa fund. Një nga gjërat që ka tërhequr më së shumti vëmendje ka qenë situata humoristike që Beniada krijoi.

Ajo përshëndeti Ermal Mamaqin duke kujtuar se bëhej fjalë për Agron Llakajn. Ajo i tha Ermalit që Donaldi i kishte folur shumë mirë për të.

Më pas, banori e sqaroi duke i thënë se kishte ngatërruar personazh. Njëkohësisht ajo ka ngatërruar emrin e Salsano rrapit. Ajo i thërriste vazhdimisht ‘o Sazan’!

Ndërkohë, në vijim të javës pritet që në shtëpi të hyjnë edhe disa nga ish banorët si dhe vetë moderatorja Arbana Osmani.