Belen Rodriguez heq dorë nga dasma me partnerin aktual. ‘Fajin’ e ka Stefano De Martino?

Belen Rodriguez është në pritje të një vajze me partnerin e saj Antonino Spinalbese. Ata janë gati të mirëpresin vajzën e tyre Luna Marie, emri i së cilës u zgjodh nga Santiago dhe Belen, dhe po shijojnë disa ditë pushime.

Kohët e fundit po flitej edhe për një martesë të mundshme mes të dyve, por duket se tani për tani nuk do të bëjnë asgjë. Pse ky vendim?

“Procedurat e divorcit midis Belen dhe balerinit Stefano De Martino, babait të Santiago-s, nuk kanë përfunduar ende. Dhe kështu, Belen dhe Antonino, që sipas miqve, të dy donin ta zyrtarizonin dashurinë e tyre dhe donin të organizonin një martesë të shpejtë, duhej të hiqnin dorë nga kjo dëshirë e madhe”, -thuhej mes të tjerave në artikull.

Për momentin, dasma është shtyrë, por kush e di se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm?!