Basketbollisti i NBA që u tall me Koronavirusin rezulton pozitiv duke rrezikuar qindra njerëz

Basktebollisti i njohur i “Utah Jazz”, Rudy Gobert, ka rezultuar pozitiv për Covid-19 vetëm pak orë përpara ndeshjes me ekipin e “Thunder”, duke bërë kështu që jo vetëm kjo përballje të anullohet por dhe e gjithë NBA të ndalojë aktivitetet deri në një njoftim të dytë.

Përfaqësuesit e ligës amerikane të basketbollit këshilluan të gjithë skuadrat që kanë lujtuar ditët e fundit me Utah, si “Cleveland Cavaliers”, “Nes York Knicks” apo “Boston Celtics”, të vetë-izolohen. Pavarësisht masave të menjëhershme të marra nga NBA, ajo çka e bën më të rrezikshme rastin e Gobert është veprimi që ai bëri në një konferencë për shtyp ditën e hënë.

Qëllimisht basketbollisti vendosi të prekte të gjitha paisjet elektronike që ishin para tij në një konferencë për shtyp, duke u tallur kështu me Koronavirusin dhe për të treguar që nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Tani që ai ka rezultuar pozitiv, ky gjest mund të ketë infektuar dhe të ketë vënë në rrezik me qindra persona të tjerë.

Të infektuarit me Koronavirus në SHBA deri më tani kanë kaluar numrin 1300, ndërkohë që Presidenti Trump vendosi që të anullonte të gjithë fluturimet që vinin nga Europa. /News31.al