Bashkëshortja e Burak Ozcivit fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Aktori Burak Ozcivit është ndër më të komentuarit në mediat turke. Ai është i njohur në Turqi, por jo vetëm me rolin e ‘Kemalit’. Kur flitet për jetën e tij private, të gjithë janë të përqëndruar tek pritja e ëmbël, së cilës i afrohet fundit çdo ditë e më tepër. Fahriye Evcen dhe Burak së shpejti do të bëhen prindër të një djali, gjininë e të cilit e zbuluan pak ditë më parë. Mediat turke kanë arritur të fotografojnë për herë të parë bashkëshorten e aktorit me barkun e rrumbullakosur, shkruan Who.

Fahriye është shfaqur në natyrë krah disa fëmijëve duke qeshur. Nuri i shtatzënisë është bërë i dukshëm tashmë. Mediat turke bëjnë me dije se bukuroshja e ekranit është në muajin e 4-ët të pritjes së ëmbël.