“Barbie” bën histori në fundjavën e parë të debutimit

“Barbie” e Greta Gerwig fitoi 155 milionë dollarë gjatë fundjavës, duke i dhënë filmit fundjavën më të madhe të hapjes së 2023 dhe debutimin më të madh ndonjëherë për një regjisore femër.

“Barbie” fitoi rreth 70.5 milionë dollarë (63.3 milionë euro) në kinematë e Amerikës së Veriut të premten, duke përfshirë shfaqjet paraprake të së enjtes.

Krahasimi më i afërt i filmit është “Wonder Woman” në 2017, me regji nga Patty Jenkins, i cili grumbulloi rreth 38 milionë dollarë brenda vendit në ditën e hapjes.

Vetëm shfaqjet paraprake të “Barbie” grumbulluan rreth 22.3 milionë dollarë (20 milionë euro).

Para “Barbie”, “The Super Mario Bros. Movie” pati hapjen më të madhe të vitit 2023 me 146.3 milionë dollarë (131.4 milionë euro).