Barbana Dini rrëfen pengun që s’bëri dot duet me vëllain që s’jeton më, Ergin

Këngëtarja Barbana Dini i është rikthyer muzikës pas një shkëputje të gjatë pas vdekjes së vëllait të saj, po ashtu këngëtar Ergi Dini. Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar klipin e saj të parë pas 5 vitesh mungesë. E ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, Barbana ka rrëfyer rikthimin në muzikë dhe pengun që nuk pati një këngë me vëllain e saj Ergin. Këngëtarja u shpreh se këngën që lanë përgjysmë do ta publikojë më 15 Tetor në ditën e tij të lindjes.

“Më ka mbetur peng që nuk pata një këngë me Ergin, por kënga që do të sjell më 15 Tetor, në ditën e lindjes së tij. Është një këngë që Ergi kishte dëshirë ta bënim bashkë, por mbeti demo. Nuk arritëm dot ta realizonim të plotë. Ky do të jetë projekti im i radhës, të cilit po i përkushtohem për ta nxjerrë në kohë dhe për të qenë perfekt në çdo detaj ashtu siç Ergi do të donte. Kam përgjegjësi dhe emocione të mëdha, prandaj dhe gjithnjë e kam shtyrë në kohë, por do ta bëj. Kënga është me tekst dhe muzikë nga Ergi dhe titullohet “Ku je”. Kam vendosur të mos ndërhy në asgjë, as në tekst dhe as në muzikë, do të jetë ashtu siç ai e ka ndërtuar”, u shpreh këngëtarja./tvklan.al