Arsyen e vërtetë të ndarjes së Taylor Swift dhe Joe Alwyn e zbulon kjo këngë!

Fansat e Taylor Swift aludojnë se kanë gjetur arsyen e ndarjes së këngëtares nga i dashuri i saj Joe Alwyn duke parë të dhëna nga turneu i saj. Para se të dilte lajmi, këngëtarja, 33 vjeçe, ndryshoi listën e saj të hiteve këtë javë për të përfshirë këngën e saj “Champagne Problems”. Fansat tani po spekulojnë se kënga që ata kanë shkruar së bashku mund të ketë qenë për marrëdhënien e tyre.

Kënga përshkruan historinë e dy të dashuruarve që përballen me një propozim të dështuar, megjithëse ‘dhëndri’ u ka thënë tashmë anëtarëve të familjes, të cilët po hapin shishe shampanjë.

Duke komentuar tekstin e këngës, një fans pyeti: “A do të ndahen Joe dhe Taylor sepse Joe me të vërtetë donte të martohej me të dhe Taylor jo?”.