Arrestohet ish- i dashuri i George Michael

Ish- i dashuri i këngëtarit të ndjerë George Michael është arrestuar sërish nga policia.

Fadi Fawaz u ndalua nga oficerët e policisë në Londër pasi kishte dëmtuar një seri makinash me çekiç, madje në momentin e arrestimit ishte me çekiç në dorë.

Një vit më parë, Fadi u arrestua me akuzat për përpjekje për të shkatërruar rezidencën e këngëtarit të ndjerë në Londër me një vlerë prej 5 milionë dollarësh.

Kjo pronë i është lënë motrës nga këngëtari në testament, dhe si duket stilisti nuk e kishte pritur mirë këtë gjë.

George Michael ndërroi jetë më 25 dhjetor të 2016, në moshën 53 vjecare. Shkaku i vdekjes ishin problemet shëndetësore që George kishte me zemrën dhe mëlcinë.