Arjola Shehu tregon si e hoqën nga puna papritur: Ndodhi 4 ditë përpara se të filloja sezonin

Prej disa muajsh Arjola Shehu na ka shoqëruar këtë sezon në ekran me emisionin “Ditë e re” në “Ora News” ku prezanton krah Kelvi Kadillit.

Kelvi dhe Arjola zëvendësuan fashën orare të Dajana Shabanit dhe Besmir Metanit duke sjellë një format të ri.

Mëngjesin e sotëm, e ftuar në emisionin e tyre ishte Liesa Haxhiasllani, e cila gjatë bisedës në studio rrëfeu se në “Top Channel” e kanë lajmëruar për largimin e saj që në muajin korrik, ndërkohë që në shtator niste sezoni i ri.

Mirëpo, kjo gjë i kujtoi një episod tëshkuar Arjolës ndaj moderatorja gjeti rastin të thumbojë televizionin e mëparshëm ku ka punuar, pa përmendur emra.

“E ke provuar ndonjëherë të të thonë me 31 gusht që s’je më në punë, kur sezoni i ri fillonte në 4 shtator?”- u shpreh Arjola.

Por, ajo na ka lënë kuriozë të dimë nëse bëhet fjalë për emisionin “Kush vjen për drekë” në “Tv Klan” apo “Tek unë” në “InTV”.

Megjithatë duket se për njërin prej tyre i ka disa rezerva.