Arbenita Ismajli reagon e revoltuar: ‘Ma keni shpifur! Nuk do bëheni kurrë burra!’

Arbenita Ismajli mundohet të qëndrojë larg konflikteve dhe përplasjeve virtuale, por këtë herë ka reaguar ashpër pas disa komenteve dhe publikimeve të papërshtatshme.

Ajo ndau së fundmi një video në Instagram ku shihej në ashensor me një objekt në dorë, dhe kjo video është nxjerrë janë kontekstit me persona që kanë dashur të nxisin aludime mbi atë që ajo mban në dorë.

Videoja i ka rënë në sy modeles e cila komenton: “Ma keni shpifur. Kurrë nuk keni për tu bërë burra shqiptarë. Turp. Si të jeni serbë. Jazëk qumështi i nënës. Nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë, motër, tezja e dikujt. Turp more të mjerë vetëm për seks mendoni. Të degjeneruar.”

Më pas ajo e ka ndarë foton në Instagram duke shtuar: “Ndonjëherë më vjen turp që jam shqiptare dhe e pyes veten pse shumica e popujve të tjerë nuk na duan. Seriozisht nuk kam koment. Jam femra më e pavarur, shoh punët e mia, nuk i bëj keq askujt që marr kaq shumë urrejtje prej vëllezërve dhe motrave të mia shqiptare. Turp!”

Modelja ka ndarë edhe një video duke treguar se sendi që kishte në dorë ishte një mbajtëse telefoni për të regjistruar video.