Arbana me barkun e rrumbullakosur duket mahnitëse nga pushimet në Maldive (foto)

Arbana po i kalon pushimet pas “Big Brotherit” në Maldive me Edin dhe dy fëmijët. Gjatë kësaj kohe moderatorja ka postuar plot foto e video duke na treguar parajsën ku po i kalon pushimet.

Momentalisht Arbana është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të tretë dhe në fotot e publikuara është përpjekur ta fsheh barkun me ndonjë këmishë të gjerë.

Megjithatë ajo nuk i ka shpëtuar një videoje të publikuar nga Edi në Instastory. Moderatorja shfaqet duke ecur dhe mund të shohim qartë barkun e rrumbullakosur me fustanin portokalli.

Pas udhëtimit me stafin e Big Brother Vip, Arbana ka vendosur të pushojë me të vegjlit e saj dhe Edin. Arbana nuk e ka zbuluar vendin, ndonëse nga fotot dhe videot, destinacioni i zgjedhur prej saj ngjan shumë me Maldivet.

Fotot e saj me familjen kanë vazhduar edhe sot, e me siguri do vazhdojmë të shohim copëza nga ditët e tyre buzë oqeanit.

Sot ajo ka publikuar një album fotosh ku ranë në sy shapkat Prada që ka veshur. Nga një kërkim i thjeshtë zbuluam se ato kushtojnë plot 1160 AUD. Ato janë pjesë e koleksionit të ri të markës luksoze.