Alketa Vejsiu: Tani mund të bëj bebin nr.3

Alketa Vejsiu është shumë hermetike kur vjen puna tek jeta private, por së fundmi i ka dhënë mundësinë ndjekësve ta pyesin edhe për këtë pjesë. Një prej tyre e ka komplimentuar moderatoren se është një nënë shumë e mirë dhe se fëmijët e saj janë me fat që e kanë. Alketa shprehet se nuk është aspak modeste në këtë pjesë pasi ajo dëshiron të jetë gjithmonë ‘mami heroinë’.

“Atë që e kanë e kanë! Këtu nuk dua të jem modeste fare. Dua të jem superheroina e tyre përgjithmonë! Çdo mami është një super mami”, u shpreh Alketa.

Në një tjetër postim moderatorja u shpreh se fëmijët e saj i konsideron si shokët më të mirë dhe kjo prej faktit se është bërë mama për herë të parë në moshën 23-vjecare. Ajo shton se tani mund të bëhet me një fëmije të tretë dhe për të mund të kujdesen motra dhe vëllai i madh.

“Por më shumë lum unë për ato dy mrekulli që janë shokët e mi më të mirë! Kur bëhesh mami 23 vjeçe është gjëja më argëtuese. Tani mund të bëj një bebe numër 3 dhe të kujdesen motra dhe vëllai i madh. Shumë qejf”, tha Alketa.