Alban Ramosaj shpreh hapur një dëshirë të madhe dhe ka dy fjalë për Flori Mumajesin

Alban Ramosaj njoftoi pak javë më parë se do të rikthehet sërish në “Kënga Magjike”, pas 4 vitesh mungesë. Ai zbuloi se këngën me të cilën do të marrë pjesë e ka shkruar gjatë kohës që ka qëndruar në Spanjë, por e përfundoi në studion e ThreeDots me Fifin dhe Brunon.

Ndërkohë së fundmi Albani ka qenë i ftuar në emisionin “Vitaminë D” në Klan Radio, ku ka treguar më shumë detaje në lidhje me këngën. Ai ka zbuluar se kënga me të cilën do të konkurrojë në ‘”Kënga Magjike”, i dedikohet një historie dashurie të përfunduar me një vajzë spanjolle dhe mban titullin “Thikat e mia”.

Duke qenë se këngën e përfundoi në studion e “Three Dots”, Albani nuk e fshehu dëshirën që Flori Mumajesi të ishte producenti i tij në të ardhmen.

“Flori është artisti që duhet marrë shembull nga njerëzit si unë, artistët që janë meshkuj këngëtarë, është një shembull shumë i mirë për t’u marrë sepse është ai artisti që ka mbijetuar në çdo periudhë dhe është në krye të çdo gjëje. Është kantautor, është producent, është një gjë që duhet marrë shembull dhe unë e respektoj tmerrësisht shumë. Por Flori ka një tjetër zhanër, unë megjithëse kam shumë dëshirë dhe dua që të kaloj aty dhe të prodhoj sepse të flasim lirshëm fare, audienca ka rënë dhe kush nuk do donte të ishte nën menaxhimin ose nën produksionet e Florit”, është shprehur Albani.

Ai shtoi se Flori ndërhyri pak edhe në këngën me të cilën do të marrë pjesë në “Kënga Magjike”.

“Ka një luhatje që erdhi në studio dhe tha dy gjëra, pse se ndryshoni, vëreni këtë kështu dhe bëjeni këtë kështu që të ngjajë pak më kështu dhe ngela e thashë që paska të drejtë. E pashë veten në një pikëpamje më komerciale, por që më pëlqente, nuk ishte keq. Të gjithë që jeni kurioz, bëhet fjalë për këngën e ‘Këngës Magjike’”, tregoi Albani.

/iconstyle