Alba Hoxha nuse me të brendshme, këngëtari shqiptar e ngacmon publikisht

Alba-Hoxha-2

Alba Hoxha tregoi pak ditë më parë versionin më seksi të një nuseje, gjatë sfilatës për një nga sallonet e fustaneve të bardhë në Tiranë. Dhe në foton e postuar së fundmi balerina shqiptare pozoi me të brendshme dhe bishtin e fustanit të nuses, duke treguar një trend të guximshëm dhe sensual.

Alba-Hoxha-3

Mes qindra komenteve në këtë foto nga ndjekës dhe personazhe të njohur, dallon dhe ai i këngëtarit Santi, sipas IconStyle. Ky i fundit ngacmon publikisht Albën, duke i bërë një kompliment: “Nusja e ëndrrave të mia”. Me emoji-t Santi do të tregojë se mes tyre nuk ka asgjë, por thjesht i ka pëlqyer shumë balerina me këtë stil. Nga ana tjetër Alba nuk ka bërë asnjë reagim, ndryshe nga përgjigjet që u ka thyer personazheve të tjerë. Por më kuriozë jemi të dimë sesi ka reaguar koreografi Albi Nako, me të cilin balerina flitet se është në një lidhje prej pak kohësh.

Alba-Hoxha-4