Aktorja e njohur turke konfirmon lidhjen me futbollistin 6 vite më të vogël

Melisa Aslı Pamuk, ylli i “Kara Sevda”, së fundmi ka dalë në pah me jetën e saj private. Pamuk, 32 vjeç ka nisur një lidhje dashurie me futbollistin Yusuf Yazıcı, 26 vjeç. Melisa Aslı Pamuk dhe Yusuf Yazıcı, thuhet se u takuan në një mjedis miqësor në Çeşme dhe u mahnitën nga njëri-tjetri sapo u panë.

Pamuk së fundmi ka ndarë disa foto romantike që ka bërë me Yazıcı në pushimet e tyre jashtë vendit, në llogarinë e saj në Instagram, e cila numëron më shumë se 5 milionë ndjekës.

Aktorja bukuroshe në postimin e saj ka vendosur vetëm një emoji me zemër të zezë ndërsa komentet për çiftin kanë qenë të shumta.