Aktorët e famshëm turk po bëhen prindër për herë të dytë (FOTO)

Çifti i famshëm Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit, të cilët kurorëzuan lidhjen e tyre të lumtur me martesë në vitin 2017, tani janë të emocionuar që do të bëhen prindër për herë të dytë. Evcen, e cila preferon ta kalojë procesin e shtatzënisë duke pushuar, përdori llogarinë e saj në rrjetet sociale për të ndarë lajmin e bukur.

Aktorja bukuroshe ka ndarë pozat e saj me barkun e saj në rritje, i cili nuk kaloi pa u vënë re.

Të dya aktorët u njohën në xhirimet e serialit “Çalikusu” dhe filluan të dashurohen. Fahriye Evcen me Burak Özçivit, çifti që dy vite pas martesës përjetuan lumturinë e të bërit prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit Karan, tani po numërojnë ditët për t’u bërë prindër për herë të dytë.