Afrona festoi ditëlindjen dhe Blero ia uroi ditëlindjen, ja kështu tërthorazi…

Afrona Dika ka festuar ditëlindjen. Modelja ka mbushur 30 vjeç dhe kjo datë e rëndësishme e gjeti beqare dhe në vëmendje të mediave pas lajmeve për ndarje nga Blero.

Afrona ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjkësit, por të gjithë kanë pritur një urim nga Blero.

Ky i fundit ndonëse jo drejtpërdrejt duket se ka uruar Afronën me foton e fundit të postuar në Instastory.

Blero ka publikuar një foto krahas së cilës ka vendosur thjesht një trëndafil. Kujtojmë që pak javë më parë edhe Blero festoi ditëlindjen, por nuk mori një urim nga Afrona.