Afërdita bën dhe këto trajtime bukurie teksa pret të lindë djalin

Keni dëgjuar shpesh se gratë shtatzënë pak para se të lindin rregullojnë flokët, siç ka bërë Arbana ose grimohen tek parukierja siç ka bërë Maya. Ato i shpjegojnë këto vendime se kështu janë ndjerë më mirë, ndërsa Afërdita Dreshaj teksa pret që djali të vijë në jetë ka vendosur të bëjë thonjtë.

Po po, thonjtë. Në këtë mënyrë Dreshaj është e përgatitur deri në detaje për të voglin.

“Eja, ne po të presim”, ka shkruar Afërdita krah postimit ku ka zbuluar dhe duart me maikyrin e ri, që për hir të të voglit nuk mund të jenë të gjatë.

Nëse doni ta merrni momentin e ardhjes në jetë të fëmijës qetë dhe pa panik, Afërdita sapo ju dha një tjetër super ide se çfarë të bëni për veten tuaj./revistawho.com