Aerobistja e RTSH shokon: Shokët e burrit dhe drejtues të institucioneve më kanë prekur, më ndanë nga burri

Linda Kalemi, aerobistja për emisionin e saj me ushtrime fizike në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar denoncon sot se është ngacmuar seksualisht nga drejtues institucionesh dhe miq të ish-bashkëshortit të saj. Kalemi, tashmë një grua në moshë, deklaron se emrat e ngacmuesve do ti publikojë në rrjetet sociale për të luftuar fenomenin dhe për të ndihmuar gratë. Ajo thotë se ky ka qenë edhe shkaku i ndarjes me bashkëshortin, me të cilin, dashuria ka vazhduar edhe pas ndarjes, por që në fakt u nda për shkak të një thashethemi nga një nga drejtuesit e Teatrit të Operas dhe Baletit.

“Më kanë prekur, më kanë tërhequr, deri në sforcime. Jo vetëm nga drejtuesit, por edhe nga shokët më të afërt të bashkëshortit tim. Se unë ish-in bashkëshort e quaj, pasi është babai i fëmijëve të mi dhe njëriu më i rëndësishëm. Edhe sot, unë kam thënë në mediat sociale që do t’i nxjerr në të ardhmen me inciale, sepse dua t’i botojë këto në atë mënyrën time. Këto janë fenomene shoqërore dhe unë dua t’i luftojë këto. Edhe unë në fund të jetës jam, kështu që pse mos të shprehem. Unë jam viktimë e një drejtuesi të një institucioni, gjë që doli në gjyqin e parë dhe kjo gjë u bë spontane. Vetë vjehrri u detyrua nga gjykata dhe tha po. ‘Mua informacionin negativ ma dha drejtori i Teatrit dhe Operas së Baletit’ dhe tha emrin. Kjo deklaratë është thënë në gjyq, mua nuk më pëlqejnë thashethemet, janë gjëra reale që duhet të ballafaqohen”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Ajo është divorcuar tre herë nga bashkëshorti dhe sot ruan një marrëdhënie shumë të mirë. Linda ka treguar se në fillim ka qenë ish-vjehrri që e ndau pasi bëri një kërkesë në gjykatë, ndërkohë që ajo dhe burri nuk donin. Ata vazhdonin të takoheshin me njëri-tjetrin.

“Vjehrri kishte shumë autoritet dhe një profesion të mirë, kishte një status, një autoritet, por nuk donte që nusja e tij të vinte netëve dhe të rrinte jashtë. Edhe shkoi pas 4 vitesh martesë në gjykatë të kërkojë për të ndarë djalin, tha ajo.

Kjo deklaratë është e disata pasi më herët edhe aktorja Cubi Metkaj denoncoi se ishte ngacmuar nga regjisori në këmbim të një roli. A po vjen edhe në Shqipëri një valë denoncimesh si “MeToo”? Mbetet për tu parë…

/Dosja.al