A ka ndonjë ndryshim? Ledina Celo publikon një foto të vjetër të realizuar 24 vite më parë

Ledina Celo ka hapur arkivat dhe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetes të realizuar rreth 24 vjet më parë.

Kjo foto e vjetër mund të jetë realizuar në fillimet e karrierës së saj, kur ishte në moshën e adoleshencës.

Me flokë të gjatë e me onde, ajo duket pothuajse e njëjtë me atë që është sot.

Tiparet e bukura të Ledinës vihen re edhe sot të pandryshuara, përveç ngjyrës së flokëve, pasi tashmë është bionde.

Ajo i ka ruajtur linjat trupore edhe sot që është një nënë e përkushtuar. Ajo ka sjellë në jetë një djalë dhe një vajzë, me të cilët fotot në rrjete sociale nuk janë të shpeshta.

Celo është martuar me boksierin nga Istogu, Naim Kabashi.