“A e kishe zëvendësu Keisin”? Stresi revoltohet dhe i kthen përgjigjen e duhur

Reperi i njohur Stresi ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij. Së fundmi dikush e ka pyetur nëse do e zëvendësonte apo jo Keisin.

Kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak reperit, të cilit i ka tingëlluar si qesharake. Ai ka theksuar se do t’i jetë mirënjohës përjetë ish-partneres, duke bërë të ditur që askush nuk mund të zërë vendin e saj e duke vendosur kështu pikat mbi “i” për këtë histori.

“Pyetje qesharake, kurrë nuk do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Po jeta kështu e ka”, ka shkruar ai.