“A do më duash njësoj?”, Flori Mumajesi publikon si rrallëherë një video në Instagram

Edhe pse është një nga artistët më të dashur për publikun, Flori Mumajesi nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet duke kënduar në piano bashkë me Klajdi Harunin.
Djemtë kanë zgjedhur të performojnë këngën e Tunës, “Duam”, të cilën Flori e ka shkruar vetë si tekstin, ashtu edhe muzikën.

“Duam!
A do me duash njesoj?
Se une kam ndryshu…

Cti bej @klajdiharuni qe na ben te kendojme pa pasur ze nderkohe qe thjesht vetem po provonim pianon “, ka shkruar Mumajesi krahas videos. Kujtojmë që 3 ditë më parë, Flori festoi ditëlindjen dhe mbushi 39 vjeç.