55-vjetori i Dritan Hoxhës! Top Media kujton themeluesin e saj

Nëse do të ishte ende mes nesh, sot do të fikte 55 qirinjtë e ditëlindjes. Top Media përkujton themeluesin e saj, Dritan Hoxhën, në 55-vjetorin e lindjes.

Top Media krijoi një traditë që revolucionalizoi të gjithë botën e televizionit në hapësirën shqiptare. Energjia qe Tani krijoi, rriti disa breza gazetarësh, moderatorë, artistë, profesionistë të medies. Nuk është rastësi që gjurmët e këtij revolucioni mediatik i shikon gjithandej. Kjo është një nga trashëgimitë që Dritan Hoxha la, dhe sigurisht ëndrra e tij vazhdon me të njëjtin emër, vrull, pasion dhe inteligjencë.

Dritan Hoxha ka themeluar radiot Top Albania, Top Gold dhe My Music, televizionin Top Channel, gazetën “Shqip”, platformën e parë në Shqipëri për transmetime digjitale tokësore dhe satelitore, DigitAlb dhe më pas, edhe për transmetime në celular sipas teknologjisë DVB-H.

DigitAlb ishte e para kompani që realizoi në Shqipëri transmetime në High Definition, ndërsa Top Channel, i pari televizion që prodhoi emisione dhe dokumentarë në High Definition.

Top Channel