“Çfarë ka të re?”, Mos ndoshta Luana Vjollca na tha se do të prezantojë Portokallinë?

Edhe pse nisja e sezonit të ri televiziv është shumë afër, Luana Vjollca, ende nuk ka zbuluar se ku do ta shohim.Edhe ndjekësit kanë nisur të pyesin se kur do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”.
Ndryshe nga çdo fund gusht i mëparshëm, kur Luana kthehej për përgatitjet e para të “Shiko Kush Luan”, deri tani nuk ka postuar asnjë foto në ambientet e punës. Ajo nuk ka konfirmuar as se do të ketë një sezon të pestë të programit argëtues të të shtunave mbrëma.

Ndërkohë që kurioziteti vazhdon e ndjekësit pyesin, është Luana ajo që ka një pyetje për ta. “Pa hë, çfarë ka të re?”, shkruan ajo në foton e fundit në Instagram, e veshur me një kanatjere portokalli.
Nuk janë të pakta komentet e ndjekësve, emoji që i përshtaten ngjyrës së veshjes së saj, zemra portokalli, madje edhe emoji i portokallit.

Ndaj, ndoshta këtë sezon, moderatoren mund ta shohim ndryshe, jo më të shtunën, por të dielën. Në tetor rikthehet “Portokalli”, e mbase këtë herë Luana do t’i bashkohet stafit të spektaklit të humorit, që sezonin e fundit është drejtuar nga Fjoralba Ponari dhe Salsano Rrapi.

Megjithatë, na mbetet të presim, ndërkohë që moderatorja shijon ditët e fundit të pushimeve dhe ditët e fundit si 29-vjeçare!