Zbulohen lidhjet e dashurisë së Besmir Bitrakut dhe Vik Krajës, aktorja & arkitektja që u kanë rrëmbyer zemrën

Me mbylljen e vitit 2016 u mbyll dhe gara e “VIP-ave” në spektaklin “Dance with me” duke shpallur fitues të kupës shefin e kuzhinës Renato Mekolli dhe aktoren Laura Nezha. Por nuk mbetën pa rënë në sy protagonistët e tjerë në garë mes të cilëve aktori Besmir Bitraku dhe Vik Kraja, i njohur si Dj. Vicky. Publiku do t’i kujtojë çift me partneret në garë, përkatësisht Besmiri me ish-missin nga Vlora Arnita Beqiraj, dhe Dj. Vicky me showgirl-in braziliane, Jessy Hennessy për kiminë mes tyre. Shpesh brenda skenarit ata silleshin si çifte reale me grindjet dhe xhelozitë e tyre. Por e vërteta është që në jetë ata kanë të tjera partnere, me të cilat po jetojnë lidhje dashurie të bukura. E kush janë të zgjedhurat e dy djemve karizmatike, që u bënë edhe më të njohur për publikun gjatë kësaj gare? E dashura e Besmirit është aktore si ai, dhe quhet Alesia Xhemalaj. Së fundi e kemi parë në shfaqjen e Teatrit Kombëtar “Don Kishoti”. Mesa pamë afrimiteti në këtë shfaqje me Amos Zaharinë ka bërë që të shoqërohen bashkë dy çifte, Besi-Alesia dhe Amos- Gigliola. Besi e ka pohuar në media që është i dashuruar pa përmendur emër të së dashurës, pasi ka preferuar të mos komentohet për lidhjen. Po ashtu dhe Viki, që e pamë në performanca dhe klipe interesante me Jessyn, është i dashuruar me një vajzë të panjohur në publik. Ajo quhet Amande Dako, me profesion akritekte (interior designer), por edhe blogere mode. Vajza brune dhe me shumë stil në veshje i përshtatet shumë mire edhe në tip Vikit, ashtu siç shfaqen në videot me humor apo fotot e shpërfillura që postojnë në rrjetet sociale.