Vila e re 1,5 milionë euro e Ronaldos është parajsa mbi tokë

Cristiano Ronaldo, dihet është manjak për disa gjëra, që nga kujdesi në detaje për fizikun e tij, makinat e deri tek ambjenti ku jeton.

CR-2

Investimet në këtë pikë nuk kanë munguar nga kampioni portugez, që kur vjen puna tek vendi i banimit nuk i sheh fare shpenzimet. Blerja e fundit e CR7 është një vilë superluksoze në Marbella (Spanjë) me vlerë rreth 1,5 milionë euro.

CR-3

Një xhevahir i ri që i shtohet pasurisë së tij imobiliare prej rreth 30 milionë euro, shkruan Lapsi.al.

CR-4

Vila ndodhet në zonën luksoze të Costa del Sol e bën pjesë në kompleksin “La Resina Golf & Country Club”. Ashtu si dokumentojnë fotot e Quartier Estates, ajo është e përbërë nga katër dhoma gjumi, që kanë një pamje mahnitëse mbi detin Mesdhe.

CR-5

Pastaj është një verdanë elegante për të drekuar në ambjent të hapur, një palestër pivate, një pishinë e një sallë kinemaje.