U përleshën publikisht, Einxhel Shkira flet për konfliktin me Kejvinën dhe Oriola Marashin

Sipas disa burimeve pranë Iconstyle.al, ditën e djeshme tre nga vajzat e njohura shqiptare u përfshinë në një konflikt. Kejvina Kthjella dhe Oriola Marashi kanë debatuar në rrugë me Einxhel Shkirën, e thuhet se kjo ka arritur deri në dhunë fizike.

Edhe pse Kejvina dhe Oriola ende nuk kanë dhënë një prononcim, Shkira ka bërë një deklaratë për Anabel.al, ku dhe ka sqaruar situatën. “Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për ta takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën. Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare. Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik”, ka sqaruar Einxhel.

Edhe pse nuk është zbuluar arsyeja, duket se sherri ka prishur një herë e përgjithmonë marrëdhënien mes vajzave. Kujtojmë se Kejvina dhe Oriola janë në konflikt edhe me Françeska Jaçen dhe aludohet se gjithçka ka ndodhur për një çantë ‘Channel’. /News31.al