Tuna Sejdiu hap dyert e shtëpisë pas lajmeve të divorcit, shikoni ç’bën Patrisi

Tuna Sejdiu dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha duket se i kanë hedhur pas shpine problemet pas ndarjes së përfolur, ndërkohë që kanë hapur dyert e shtëpisë, për të na treguar se si po i kalojnë festat. Në rrjetin social Snap Chat, Tuna ka postuar ambientin brenda shtëpisë. Veç dekoreve për festat e fundvitit në një nga fotot shihet Patrisi duke luajtur me djalin e tyre, Tian. Bashkë me ta janë edhe disa persona të tjerë, që mendohet të jenë të afërm ose miq të familjes.