Tayna rrëfen propozimin sekret: “Historia me burrin që do linte gruan dhe fëmijët për mua”

Karrierën e nisi me këngën “Columbiana” dhe ndoshta as vet s’do ta kishte menduar se do kishte kaq shumë sukses. Reperja që u bë e famshme “brenda natës” ka krijuar edhe bazamentin e saj të fansave derisa në rrjete sociale numëron me qindra mijëra ndjekës. Doruntina Shabani e ftuar në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, ka treguar se fansat i ka të të gjitha moshave e madhe e dikush prej tyre i ka kërkuar dorën për martesë, sipas Prive. “Ishte një burrë mbi të 40-tat që erdhi në koncert dhe donte të fotografohej me mua, dhe më tha se ishte i gatshëm ta linte gruan dhe fëmijët për mua”, ka treguar Tayna si mysafire në XING këtë të shtunë.