Reperi shqiptar S4MM qenka fejuar, dalin fotot nga ceremonia

Ditën e djeshme, në media qarkulluan lajme se reperi shqiptar S4MM ishte në një lidhje me një vajzë që jetonte në Zvicër, Filis Ismaili.

s-2

Ishin postimet në ‘Instagram’ ato që i ‘nxorrën sekretin’ çiftit, mirëpo sot “Prive.al” ka zbuluar se S4MM dhe Filis në fakt i kanë dhënë fund beqarisë së tyre që prej disa muajsh.

s-3

Në disa pamje të siguruara nga “Prive.al”, reperi dhe Filis shfaqen duke shkëmbyer unazat, duke prerë tortën dhe duke qëndruar pranë njëri-tjetrit.

s-1

Partnerja e tij kishte vendosur të vishte një fustan të kuq të shkurtër, mbas trupit, që duket se përshtatet më së miri me temën e ambientit, sipas Who. Gjithsesi ende nuk ka pasur reagime në lidhje me këto lajme, kështu që na mbetet të presim një konfirmim zyrtar.