Showbiz

Që të martohet Liberta Spahiu, Flori Mumajesi bën mirë ta publikojë sa më shpejtë këngën “Thjesht të du”

Liberta-1

Liberta Spahiu ka vendosur që këtë të martë ta nisi me pyetje e përgjigje të shkëmbyera mes saj dhe ndjekësve në Instagram. Mes shumë komplimentash, ka dhe nga ata kurreshtarët që presin të zbulojnë diçka më shumë për jetën private të moderatores.

Liberta-2

Njëri nga ndjekësit e ka pyetur Libertën se kur ka ndërmend të martohet, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me humor: “Edhe ndonjë ditë…Vetëm po pres të dalë ndonjë këngë e bukur për çifte kur t’martohen”…. Dhe kaq mjaftoi për të na kujtuar Flor Mumajesin, i cili të dielën që lamë pas, publikoi pak nga kënga e tij “Thjesht të du”, që pritet të dalë së shpëjti. “Mezi pres ta këndoj në dasmën time”, u shpreh Flori në videon ku prezantoi këngën, e tashmë një përgjigje si e Libertës domosdo na krijon një lidhje sado të vogël mes të dyve.

Liberta-3

Janë përfolur shpesh se janë në një lidhje, por deri më tani, asgjë nuk është konfirmuar, madje prej kohësh një temë e tillë është lënë nën hije. Një tjetër pyetje drejtuar Libertës ka qenë: “A ju pëlqen kënga Oj Lulije?” dhe moderatorja nuk ka hezituar ta pranojë se e dëgjon me kënaqësi prodhimin e Threedots. Rastësi ose jo, me postimet e fundit në Instagram u krijuan shumë lidhje mes Libertës e Florit…! /News31.al