Lajm!

Përplasja fatale me dy të vdekur, humb jetën këngëtarja. Postimi i fundit prekës pak para tragjedisë në rrjetet sociale

can you buy clomid at gnc can anyone buy viagra Këngëtarja amerikane Kylie Rae Harris, ka humbur jetën tragjikisht. Ajo ishte një nga dy personat e mbetur të vdekur në një aksident ku u përplasën tre automjete në Neë Mexico.

Sipas mediave amerikane, lajmin e ka konfirmuar edhe menaxheri i saj i Billboard.

Kylie-Rae-Harris-1

Ky i fundit postoi në Twitter se ajo ka ndërruar jetë mbrëmjen e të enjtes pas një aksidenti në Qarkun Taos.

Viktima tjetër është një vajzë 16 vjeçare që drejtonte një nga dy mjetet që u përplasën me atë të Kylie Rae Harris.

Familja dhe miqtë e 30-vjeçares nga Teksasi janë me zemër të thyer, shkroi menaxheri i këngëtares.

Kylie-Rae-Harris-2

“Të gjithë që e njihnin Kylie e dinin se sa shumë e donte familja e saj dhe, përtej kësaj, sa e donte muzikën,” shkroi Sarah Frost.

“Ngushëllimi më i mirë dhe nderimi më i mirë që mund të bëjmë për të dhe entuziazmin e saj të pakrahasueshëm është të falim sa më shumë dashuri sot, dhe të dëgjojmë muzikë që të frymëzon”.

Kylie-Rae-Harris-3

Pak momente para vdekjes, Kylie duket se e kishte parandjerë vdekjen.

‘Me kaq karburant sa kam në makinë mund të bëj edhe 46 milje, ndërsa stacioni më i afërt i benzinës është 36 milje larg. I dashur Jezus, të lutem mos më lërë në mes të asgjësë’, shkroi ajo në Tëitter, pak para përplasjes që i mori dhe jetën.