Pas shkurorëzimit, Verratti konfirmon romancën e re

Futbollisti italian, Marco Verratti, duket se e ka konfirmuar lidhjen e re me bukuroshen Jessica Aidi, pas shkurorëzimit nga ish-bashkëshortja e tij, Laura Zazza.

Verrati-2

26-vjeçari ka pozuar për fotoreporterët i shoqëruar nga modelja franceze në Javën e Modës në Paris duke përhapur akoma më shumë thashetheme se ata janë çift.

Verrati-3

Ylli i PSG-së dhe Aidi për herë të parë u panë bashkë duke u mbajtur për dore në muajin maj gjatë garës për Çmimin e Madh të Monacos.

Verrati-4

Megjithatë, ata nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre, edhe pse janë parë bashkë. Mirëpo, dalja e tyre e fundit duket të jetë një konfirmim për romancën e çiftit.

Verrati-1

Nga ana tjetër, në një prononcim për Le Parisien, Verratti ka bërë të ditur se ka marrë fund martesa me Laura Zazzan, me të cilën i ka dy fëmijë.

/Telegrafi/