Olta Gixhari tregon si është marrë peng teatri nga Hervin Çuli (VIDEO)

Çeshtja e teatrit është nje nga temat më të nxehta aktualisht në Shqipëri dhe jo vetëm nga këndvështrimi politik. Olta Gixhari dhe shumë aktorë të tjerë, e konfirmuar nga vetë ajo, kanë pakënaqësi me drejtuesin e teatrove, Ar Trubina dhe Teatri Kombëtar.

Sipas saj të dy këto institucione nuk do jenë kurrë të aftë të realizojnë diçka të mirëfilltë pa u ndërruar drejtori aktual Hervin Çuli.

“Ar Turbina dhe Teatri Kombetar nuk kanë për të bërë ndonjëherë hajër pa u ndërruar drejtori Hervin Çuli” është shprehur aktorja.

Sipas Oltës politikat në teatër kanë ndryshuar dhe shfaqet sa vijnë e dobësohen. Sipas saj në teatër luan vetëm gruaja e drejtorit të teatrit dhe së fundit, tha Gixhari, edhe e bija e tij.  Aktorja shton se dhe rrogat në Teatrin Kombëtar janë qesharake.  E pyetur se çfarë ka ndodhur me artistë të tjerë Olta nuk ka preferuar të flas për kolegët pasi gëzon respekt për secilin prej tyre.

“Unë nuk mar fare përsipër të flas për artistë të tjerë, sepse nuk dua fare fare të pëmend kokeg të mij sepse kam shumë respekt për to. Rrogat e teatrit kombëtar janë qesharake për këtë arsye i respektoj pa masë gjithë kolegët e mi sepse rrogat janë kaq të ulëta nuk kanë pse marin një risk kaq të madh që të dalin dhe të japin një opinion” ka shtuar më tej aktorja Olta Gixhari.Deklaratat aktorja i bëri në emisionin “Siluetë” në TVSH.