Me rastin e ditëlindjes, Lori Hoxha rikthen në Instagram kunatin showman

Ledion Liço dhe Lori Hoxha kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Ditën e sotme, ai feston ditëlindjen dhe pas dedikimit të Sara Hoxhës, Lori i bëri atij një ‘surprizë’. Pas shumë kohësh larg rrjeteve sociale, kunata e tij e riktheu sërish në ‘Instagram’ dhe e zbuloi këtë nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’. “I hapa Ledionit ‘Instagram’ se bën kot ai si kontravers, pa ‘social-media’.

Lori-2

Ndiqeni, që të ndihet i detyruar të fillojë të publikojë sërish filmat e tij të preferuar, për ato 6 veta që e kuptojnë”, ka shkruar ajo. Gjithashtu në profilin e tij janë hedhur 3 fotot e para, me siguri nga vetë Lori. Në 2 foto, Ledioni shfaqej pranë Lorit, ndërsa në një tjetër ishte vetëm ajo dhe shkruante: ‘Kunata ime’. Po ashtu nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve, të cilët duket se janë argëtuar me këtë shaka të Lorit dhe Ledionit. Kujtojmë se pak orë më parë, Sara bëri një dedikim të ëmbël për ditëlindjen e tij, ku dhe zbuloi se dyshja ishte në pritje të një tjetër djali, shkruan Who.