Martohet vëllai gazetar i Sokol Ballës, moderatori ndan momentet nga ceremonia

Gazetari dhe moderatori i njohur i emisionit politik “Real Story”, Sokol Balla ka martuar vëllain e tij më të vogël, po ashtu gazetar në profesion, Rezar Ballën. Ishte vetë Sokoli ai që ndau me ndjekësit fotot nga dasma, përmes postimeve në Instastory. Moderatori publikoi foto teksa përgatitej ceremonia e martesës së Rezarit. Në njërën prej tyre shfaqet vëllai i Sokolit i veshur dhëndër dhe nusja e tij, e cila shkëlqen me fustanin e nusërisë. Ai më vonë postoi një foto nga tavolina e çiftit, sipër të cilës shkruante: “Momenti kur kupton se ta morën vëllain”. Ndërkohë bie në sy veshja e Ballës, i cili njihet për stilin e veçantë. Në dasmën e vëllait ai shihet të ketë veshur një kostum blu, duke shmangur këmishën klasike që vishet zakonisht në ceremoniale./Story.al