Makina ‘fluturon’ dhe futet në katin e dytë të banesës, dy të vdekur

Një aksident aspak i pazakontë ka ndodhur në New Jersey. Dy persona humbën jetën pasi një automjet tip Porsche ka ‘fluturuar’ në ajër dhe është përplasur në katin e dytë të një ndërtese.

Në timon ishte 22-vjeçari Braden DeMartin, ndërsa pasagjer ndodhej shoku i tij, 23-vjeçari Daniel Foley.

Mak-2

Siç shkruajnë mediat e huaja, automjeti ishte duke ecur me shpejtësi shumë të lartë dhe në momentin që u përplas me një barrierë ndarëse në rrugë, makina fluturoi në ajër e më pas u përplas në katin e dytë të ndërtesës aty pranë.

Sipas ekspertëve, prona në të cilën u përplas makina, duhet të shembet e gjitha pasi është dëmtuar rëndë./Gazeta Liberale