Këngëtari shqiptar i shqetësuar për familjen që i ka në Itali: “Situata është shumë e rëndë”

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjergj Leka, ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Historia ime”, ku ka treguar se koronavirusi e ka ndarë nga fëmijët që i jetojnë në Itali.

Ai ka treguar se ka shumë merak për fëmijët, duke thënë se ata dalin njëherë në 3-4 ditë nga shtëpia vetëm për të mbushur telefonin ose për të bërë pazar. Pjesë nga biseda:

Mirela Milori: Si po i kalon këto ditë?

GjergjLeka: Si të gjithë shqiptarët, unë ndoshta dhe më me fat sepse kam dhe studio në shtëpi, që bëj dhe programin, se e kam kaluar në shtëpi dhe kam me çfarë ta mbush kohën. Por merakun më të madhe e kam në Itali, ku kam familjen, se u ndamë.

Mirela Milori: Është vajza?

Gjergj Leka: Kam gjithë familjen atje, unë jam vetëm në Shqipëri edhe nusja, dy vetë jemi. Të gjithë i kam atje dhe ju e dini situata atje është shumë e rëndë.

Mirela Milori: Flet me ta përditë besoj?

Gjergj Leka: Flas çdo ditë me telefon, por dhe atë me problem sepse nuk kanë ku të mbushin dhe telefonat aty. Është dhe një problem tjetër, edhe telefonat i mbushim me leje, kanë filluar të dalin njëherë në 3-4 ditë, edhe për gjërat shumë të nevojshme. Janë kujtuar vonë ti marrin këto masa, fatkeqësisht.